Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka zbuluar listën e lojtarëve për ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në mesin e 28 lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Uellsit në Cardiff më 18 nëntor si dhe për ndeshjen miqësore kundër Letonisë në Shkup, janë pesë futbollistë shqiptarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë kthyer Lirim Qamili, ndërsa janë ftuar edhe Visar Musliu, kapiteni Enis Bardhi, Isnik Alimi dhe Reshat Ramadani. Mungon për shkak të lëndimit, Ezgjan Alioski.
Maqedonia e Veriut është në vendin e dytë me 13 pikë, një më pak se liderja Belgjika. Uellsi është në vendin e tretë me 10 pikë dhe një ndeshje më pak se Maqedonia e Veriut.
Maqedonia e Veriut grumbullohet më 10 nëntor.