Vedat Muriqi ka qenë i pafat në minutën e 92-të të ndeshjes, të cilën Mallorca e humbi në udhëtim tek Elche.
Muriqi e kishte mundësinë e artë që t’i barazonte shifrat në 2:2 në minutën e dytë të kohës shtesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, sulmuesi më i mirë i Mallorcas dhe golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, mbeti me 18 gola të realizuar.
Ai gjuajti lartë mbi portë. Mallorca nuk e pati më forcën për të shënuar ndonjë gol dhe u mposht 2:1 të shtunën pasdite, në ndeshjen e xhiros së 29-të.
Muriqi e kompletoi ndeshjen, ndërsa skuadra e tij kaloi e para në epërsi në minutën e 58-të kur shënoi Pablo Torre.
Megjithatë, golat nga Rafa Mir në minutën e 62-të dhe Tete Morente në minutën e 71-të, e vendosën fitoren e vendësve, në ndeshjen për mbijetesë.
Elche ka 29 pikë, ndërsa Mallorca bie në pozitën e 18-të me një pikë më pak. Vendi i 18-të nuk e siguron qëndrimin në La Liga.
Muriqi humb penallti në minutën e 92-të
Vedat Muriqi e ka humbur penalltinë dhe nuk ka arritur që ta barazojë rezultatin për Mallorcan ndaj Elches.
Sulmuesi i Kosovës gjuajti mbi portë në minutën e 92-të dhe mbetet me 18 gola në La Liga.
Elche është duke fituar 2:1.
VIDEO:
VEDAT MURIQI IN STOPPAGE TIME WITH A TERRIBLE PENALTY — SENDS IT WIDE pic.twitter.com/Ake0vWQpC7
— Goal Gallery (@Goalgallery2) March 21, 2026