Futboll

Maqedonia e Veriut fton pesë shqiptarë për ndeshjet e qershorit

Maqedonia e Veriut fton pesë shqiptarë për ndeshjet e qershorit

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Blagoja Milevski, të mërkurën ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. 

Në listën e 27 lojtarëve të ftuar, janë edhe pesë futbollistë shqiptarë. 

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Isnik Alimi dhe Agon Elezi, janë pesë shqiptarët e ftuar për ndeshjet e qershorit kundër Belgjikës dhe Kazakistanit. 

Lirim Qamili mungon shkaku lëndimit.

Ndaj Belgjikës, Maqedonia e Veriut e luan në Shkup më 6 qershor, kurse pas tri ditësh në Astana kundër Kazakistanit.

Maqedonia e Veriut është liderë e Grupit J me katër pikë sa ka edhe Uellsi në vendin e dytë.

Kazakistani është në pozitën e tretë me tri pikë, kurse Belgjika dhe Lihtenshtajni janë pa pikë.