“Në të gjithë Evropën ai është lojtari në të cilin mbështetet ekipi më së shumti kur çështja është për shënimin e golave”.
Kështu e nis shkrimin e gjatë mediumi i njohur spanjoll “Marca” për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, të cilin e paraqet si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, Mallorca është në garë për mbijetesë, teksa të enjten ka bërë ndryshim edhe në udhëheqje të ekipit.
Vendin e Jagoba Arrasates, që vite më parë e udhëhoqi Mallorcan drejt finales së Kupës së Mbretit, e ka zënë argjentinasi Martin Demichelis.
Demichelis më herët ka luajtur tek Atletico Madridi, Malaga e Espanyoli në Spanjë, Bayern Munichu në Gjermani e Manchester City në Angli. Me River Platen e nisi karrierën në Argjentinë.
Detyra e parë e Demichelisit, sipas “Marcas”, është që të vazhdojë mbështetjen e ekipit te Muriqi shtatlartë.
“Si 31-vjeçar, sulmuesi kosovar i ka shifrat e përafërta me sulmuesit më të mirë në botë. 16 golat e shënuara nga ai, e vendosin në vendin e pestë në listë, në garën për ‘këpucën e artë’ në Evropë këtë sezon. Ai është vetëm prapa Harry Kanet me 28 gola, Kylian Mbappes me 23 gola, Erling Haalandit me 22 gola dhe Igor Thiagos me 17 gola”, ka shkruar “Marca”.
Problem për Mallorcan është kur Muriqi nuk shënon. Te Mallorca, golashënuesi i dytë më i mirë është Samu Costa me katër gola.
“Asnjë ekip në Evropë nuk varet më shumë në golat e një lojtari sa Mallorca në Muriqin, i cili i ka shënuar 55 për qind të golave në këtë sezon për skuadrën e tij në La Liga. Edhe më i fuqishëm është fakti se Mallorca ka arritur të shënojë vetëm një fitore në 10 ndeshje në të cilat Muriqi nuk ka realizuar gol”, ka shtuar tutje mediumi i fuqishëm spanjoll.