Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shpërthyer në edicionin aktual në La Liga, duke shënuar 21 gola me fanellën e Mallorcas. Vetëm Kylian Mbappe ka më shumë gola - 24 gjithsej.
Muriqi për herë të fundit shënoi në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos, më 12 prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGola nuk pati më nga “Pirati” i Mallorcas. Dhe kjo nuk ka kaluar pa u komentuar në Spanjë.
Në shkrimin e mediumit të njohur spanjoll “Marca”, shkruan se Muriqit po i ndodhë për herë të parë gjatë këtij viti që nuk shënon gol në tri ndeshje rresht.
“Këtë seri të dobët ai e ka përjetuar vetëm një herë që nga fillimi i edicionit. Duhet të kthehemi te 4 tetori 2025, për të gjetur herën e fundit kur ai nuk arriti të shënonte gol në ndeshjen e tretë rresht. Nuk shënoi në humbjen ndaj Athletic Bilbaos në San Mames, ndërsa nuk shënoi as kundër Real Sociedadit në San Sebastian dhe ndaj Alavesit në shtëpi”, shkruan mediumi spanjoll.
Sulmuesi i Kosovës është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve i Mallorcas në La Liga.
Muriqi ka arritur në shifrën e 55 golave, duke tejkaluar 54 golat e Samuel Eto’os.
“Sulmuesi nuk ka shënuar që nga ajo fitore historike kundër Rayo Vallecanos. Jo vetëm që ka qenë më pak i rrezikshëm para portës në ndeshjet kundër Valencias, Alavesit dhe Gironas, por performanca e tij e përgjithshme ka rënë gjatë muajit të kaluar. Ai po fiton më pak duele ajrore se zakonisht, kontrolli i topit nuk është i duhuri dhe duket se i mungon energjia. Ai po kalon një rënie krejtësisht të kuptueshme në formë”, shkruan “Marca”.
Deri në fund të edicionit janë edhe katër xhiro në La Liga.
Mallorca në fundjavë luan në shtëpi ndaj Villarrealit. Më pas luan në udhëtim ndaj Getafes. Ndeshjen e parafundit e luan sërish në udhëtim kundër Levantes, kurse edicionin e mbyllë në shtëpi me ndeshjen kundër Oviedos.
“Muriqi ka edhe disa ndeshje për t’u rikthyer në rrugën e duhur, për të provuar të zë me gola Mbappen, i cili tashmë ka 24 gola dhe mund të jetë duke e marrë veten në ndeshjet e ardhshme, me Kupën e Botës në mendje. Mundësinë e parë e ka kundër Villarrealit. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, kjo do të shënojë serinë më të gjatë të mungesës së golave të edicionit 2025/26”.