Në media të ndryshme ka pasur raportime për një largim të mundshëm të Enzo Marescas nga posti i trajnerit të Chelseat.
Por një largimin i tillë nuk pritet të ndodhë. Edhe pse Chelsea ka dy humbje rresht në Premier League, drejtuesit e klubit londinez nuk po e shqyrtojnë mundësinë e ndarjes me Marescan.
Tekniku italian e ka besimin e plotë të drejtuesve të Chelseat, shkruan të hënën “BBC”.
Chelsea ka dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në elitë. Renditet në pozitën e tetë me tetë pikë.
45-vjeçari Maresca me Chelsean ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029.
Drejtimin e gjigantit anglez e mori nga 1 korriku i vitit të kaluar.
Deri më tani e ka drejtuar Chelsean në 72 ndeshje. Ka 44 fitore, 11 barazime dhe 17 humbje.
Me Chelsean, Maresca e ka fituar Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për klube.
Maresca në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra si Leicester City e Parma. Ka qenë edhe ndihmëstrajner te Manchester City, Sevilla e West Ham Unitedi.