Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë për Fox News se NATO-ja ka ofruar të ndihmojë në “pastrimin” e Ngushticës së Hormuzit.
Ai e ka bërë këtë njoftim pak pas paralajmërimit të tij për të bllokuar korridorin kryesor të transportit detar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi ka thënë se SHBA-ja ishte “shumë e zhgënjyer me NATO-n” por se siç ka thënë “tani ata duan të ndihmojnë me ngushticën”
“Nuk do të duhet shumë kohë për ta pastruar atë, kështu që ne do ta pastrojmë ngushticën”, ka deklaruar Trumpi duke shtuar se mendon se do të jetë e lirë për t'u përdorur përsëri “në një distancë jo shumë të gjatë”.
Ai gjithashtu ka thënë se SHBA-ja po dërgon minapastrues dhe se edhe Mbretëria e Bashkuar, një anëtare e NATO-s, do ta bëjë këtë.
“E kuptova që Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera po dërgojnë minapastrues”, ka deklaruar ai.