Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, ka gabuar të shtunën në ndeshjen e xhiros së 32-të të Serie A në garën për titull.
Napoli barazoi 1:1 në udhëtim te Parma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe në këtë ndeshje nuk luajti Amir Rrahmani, që pritet të kthehet në vikendin e ardhshëm ndaj Lazios.
Vendësit befasuan Napolin me gol që në minutën e parë. Shënues ishte mesfushori brazilian, Gabriel Strefezza.
Napolin nga humbja e shpëtoi skocezi Scott McTominay, që shënoi pas një ore loje. Napoli mbetet i dyti me 66 pikë, tri më shumë se Milani i treti.
Për Parman ishte pikë e rëndësishme. Në pozitën e 14-të, Parma i ka 36 pikë.