Nga edicioni i ardhshëm, Guillermo Maripan dhe Ardian Ismajli pritet të jenë qendërmbrojtësit kryesorë të skuadrës së Torinos.
Ismajli në fillim të muajit të kaluar iu bashkua Torinos si futbollistë i lirë, pasi i skadoi kontrata me Empolin. Me klubin italian nënshkroi kontratë dyvjeçare.
Ndërkohë, reprezentuesi i Kilit, Maripan, pjesë e Torinos është nga vera e kaluar.
Ai, së fundi, në një intervistë për “Tuttosport”, foli për reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë.
Maripan deklaroi se Ismajli është futbollist i fortë.
“Ardiani është një lojtar i fortë, ai gjithashtu komunikon mirë në fushë dhe kjo është thelbësore për një qendërmbrojtës”, ka thënë 31-vjeçari.
28-vjeçari, Ismajli, për Empolin ka luajtur për katër vjet. I zhvilloi 106 ndeshje.
Në Itali është paraqitur edhe për skuadrën Spezia Calcio.