Futboll

Maroku e nis me fitore Kupën e Afrikës

Maroku

Foto: Associated Press

Maroku e ka nisur me fitore Kupën e Afrikës. 

Të dielën mbrëma në stadiumin “Prince Moulay Abdallah” në Rabat, Maroku fitoi 2:0 ndaj Përfaqësueses së Komoreve. 

Ndeshja i takoi Grupit A dhe ishte e para e këtij edicioni në këtë garë. 

Maroku kishte mundësi të kalonte në epërsi në minutën e 11-të, por penalltinë e Soufiane Rahimit, e priti portieri Yannick Pandor. 

Fitorja u arrit në pjesën e dytë. 

Mesfushori i Real Madridit, Brahim Diaz, shënoi nga afërsia në minutën e 55-të, ndërsa Ayoub El Kaabi realizoi supergol për rezultatin përfundimtar.