Marseille ka shënuar fitore shumë të thellë të martën mbrëma në Champions. Ekipi francez mposhti në shtëpi Ajaxin me rezultat 4:0 në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Igor Paxiao shënoi dy golat e parë, në minutën e 6-të dhe 12-të, kurse Mason Greenwood në minutën e 26-të dhe Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 52-të shënuan dy golat tjerë të fitores së thellë të francezëve.
Për Marseillen është fitorja e parë, kurse Ajaxin disfata e dytë.