Futboll

“Maska” realizon golin e parë për Arsenalin

Viktor Gyokeres

Viktor Gyokeres, sulmuesi i ri i Arsenalit, ka realizuar golin e parë në fanellën e “Topçinjve”.

Sulmuesi suedez u transferua tek Arsenali këtë verë nga Sportingu për mbi 70 milionë euro.

27-vjeçari shënoi golin në kuadër të “Emirates Cup” ndaj Athletic Bilbaos. Shënoi me kokë pas harkimit nga i transferuari tjetër i kësaj vere, Martin Zubimendi.

Pas golit, Gyokeres festoi duke vendosur “maskën” në fytyrë, diçka që tashmë është simbol i festës së tij.

Arsenali po udhëheq 2:0. Golin e dytë e shënoi Bukayo Saka.