Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Matoshi e Imeri të shtunën mund ta sigurojnë titullin në Zvicër

thuni

Skuadra e Thunit, ku aktivizohen Valmir Matoshi dhe Kastriot Imeri, të shtunën mund ta sigurojë titullin e kampionit të Zvicrës.

Titullin e parë në histori, Thuni, mund ta sigurojë me fitore në shtëpi ndaj Luganos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një fitore të shtunën në shtëpi kundër Luganos, sigurohet titulli. Në rast barazimi ose humbjeje, titulli është i mundur të festohet të dielën, me kusht që St. Galleni të mos fitojë”, shkruan në komunikatën e Thunit.

Matoshi 22-vjeçar i ka pesë gola e katër asistime në 29 paraqitje në këtë sezon me Thunin. 

Ndërkohë, Imeri i ka gjashtë gola e shtatë asistime në 26 ndeshje. Të dy janë mesfushorë të qendrës dhe kanë luajtur rol të madh në ecurinë pozitive të Thunit këtë edicion.