“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar të shtunën se mbrojtësi i krahut të djathtë i Manchester Unitedit, Noussair Mazraoui, pëlqehet nga Juventusi.
Skuadra e madhe italiane është duke e përcjellë situatën e marokenit, i cili nuk ka shumë paraqitje me “djajtë e kuq”.
Mazraoui ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje, me 443 minuta në total, sa ishte trajner Ruben Amorimi.
28-vjeçari aktualisht është në Kupën e Kombeve të Afrikës me Marokun.