Futboll

Mbappe ia siguron fitoren dhe vendin e parë Realit

Mbappe

Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, ka shënuar tjetër gol për Real Madridin. Ai shënoi golin e fitores për madrilenët të dielën mbrëma në ndeshjen kundër Getafes. 

Mbappe golin që ia siguroi fitoren dhe vendin e parë Realit në La Liga, e shënoi në minutën e 80-të.

Ndeshja Getafe – Real Madrid i takoi javës së nëntë të elitës së futbollit spanjoll.

Për sulmuesin francez ishte goli i dhjetë nga nëntë ndeshje të luajtura për Realin në La Liga. 

Getafe e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak në fushë. Në minutën e 77-të me karton të kuq u përjashtua Allan Nyom, kurse në minutën e 84-t Alex Sancris.

Reali zë vendin e parë me 24 pikë. Ka dy pikë më shumë se Barcelona që bie në vendin e dytë. 

Getafe është në vendin e 12-të me 11 pikë.