Futboll

Mbappe realizon dy gola në fitoren bindëse të Realit

Kylian Mbappe

Foto: Associated Press

Kylian Mbappe ka realizuar dy gola të dielën mbrëma në fitoren 3:0 që Real Madridi e shënoi në udhëtim ndaj Real Oviedos. 

Mbappe realizoi golat në minutat 37 dhe 83. Vinicius Junior realizoi golin e tretë në minutën 90+3’. 

Për Realin është fitorja e dytë rresht. Villarreali, Barcelona e Reali i kanë fituar dy ndeshjet e para në La Liga.