Mbrojtësi i Arsenalit, Riccardo Calafiori, ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të kthehet te skuadra e Romës.
Mbrojtësi i krahut të majtë është zhvilluar si futbollist te Roma. Nga Roma u largua në vitin 2022 për t’u transferuar te Baseli zviceran për 10 milionë euro. Një vit më pas, Calafiori kaloi te Bologna për 23 milionë euro. Ndërsa Arsenali në vitin 2024 vendosi ta transferojë italianin nga Bologna për 43 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCalafiori thotë se largimi nga Roma nuk ishte në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është edhe njëra prej arsyeve pse dëshiron të kthehet te Roma.
“Do të doja të kthehesha te Roma. Natyrisht, nuk mund të planifikojmë karrierën tonë tani, por mund ta imagjinoj. Sidomos sepse u largova në mes të rrugës, gjithçka kishte nisur shumë mirë dhe madje kisha mundësinë të luaja më shumë. Pastaj, për disa arsye, u dërgova huazim dhe më pas më shitën. Nuk shkoi ashtu siç e kisha shpresuar”, u shpreh 23-vjeçari, shkruajnë të hënën mediumet italiane.
Calafiori me Arsenalin ka 54 ndeshje të luajtura. Ka katër gola të shënuar dhe pesë asistime. Kontrata i skadon në vitin 2029.