Ka përfunduar pa fitues dueli ndërmjet Ugandës dhe Tanzanisë. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma përfundoi baras 1:1.
Ishte ndeshja e dytë e Grupit C e vlefshme për Kupën e Afrikës.
Tanzania kaloi në epërsi në minutën e 59-të me golin që e shënoi
Simon Msuva nga pika e bardhë. Uche Ikpeazu i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 80-të.
Uganda kishte mundësinë që ta realizonte golin e fitores në minutën e 91-të por sulmuesi 25-vjeçar, Allan Okello, nuk u tregua i saktë nga penalltia.
Tanzania dhe Uganda në ndeshjen e parë pësuan disfatë. Tanzania ka një pikë dhe e zë vendin e tretë. Edhe Uganda ka një pikë në pozitën e fundit.
Në Grupin C janë edhe Tunizia dhe Nigeria.