Paris Saint-Germaini është skuadra e radhës që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube që po mbahet në SHBA.
Parisi të shtunën në çerekfinale e eliminoi Bayern Munchenin duke e mposhtur me rezultatin 2:0.
Desire Doue realizoi për 1:0 në minutën e 78-të. Ousmane Dembele e shënoi golin e fundit në minutën e 97-të.
Parisi luajti me dy futbollist më pak në fushë. Fillimisht Willian Pacho u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 83-të pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Leon Goretzkas. Ndërsa direkt me karton të kuq u ndëshkua edhe Lucas Hernandez në minutën e 92-të.
Bayernit për shkak të pozitës jashtë loje iu anuluan dy gola.
Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë iu anulua goli i Dayot Upamecanos dhe në minutën e 87-të iu anulua goli i Harry Kanet.
Krejt në fund të pjesës së parë, futbollisti i Bayernit, Jamal Musiala, pësoi lëndim serioz. Në një duel, Musiala u lëndua nga portieri i Parisit, Gianuligi Donnarumma.
Të gjithë në fushë u shokuan nga lëndimi i rëndë i Musialas. Ai dyshohet se e ka thyer këmbën.
Parisi mbetet me një lojtar më pak në fushë
Katër minuta pasi e shënoi golin e epërsisë, Paris Saint-Germaini ka mbetur me një futbollist më pak në fushë.
Willian Pacho është ndëshkuar direkt me karton të kuq në minutën e 83-të pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Leon Goretzkas.
Është duke u zhvilluar minuta e 86-të dhe Parisi është duke fituar 1:0 ndaj Bayern Munchenit.
Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi ndaj Bayern Munchenit.
Për 1:0 realizoi Desire Doue në minutën e 79-të.
Mbyllet baras pjesë e parë PSG – Bayern
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës për Klube ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munchenit.
Bayernit iu anulua një gol i Dayot Upamecanos në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për shkak të pozitës jashtë loje.