Futboll

Gjilani fiton në udhëtimin e vështirë te Drenica

Gjilani

Gjilani ka shënuar fitore në udhëtimin e vështirë te Drenica.

Të shtunën në xhiron e 15-të të elitës së futbollit kosovar, Gjilani i trajnerit Debatik Curri fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Drenicës së Bylbyl Sokolit.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Golin e pikëve të plota në minutën e 82-të e shënoi sulmuesi shtatlartë, Senad Jaroviq.

Me këtë fitore, Gjilani e kalon Drenicën në renditje. Gjilani i shtati ka 19 pikë, një më shumë se Drenica që zë vendin e tetë. Ferizaj i nënti, përkatësisht i parafundit, ka 15 pikë me një ndeshje më pak të luajtur.

Ferizaj të dielën e pret Malishevën.


Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Drenica – Gjilani

Pjesa e parë e ndeshjes së xhiros së 15-të ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit është mbyllur baras.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj nuk është shënuar asnjë gol në 45 minutat e para të ndeshjes.

Të dyja ekipet janë në nevojë të pikëve për vazhdim pozitiv të kampionatit.