Futboll

Dukagjini shmang humbjen nga Gjilani me gol të minutës së 96-të

Dukagjini

Dukagjini ka shënuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes për ta shmangur humbjen nga Gjilani.

Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit përfundoi baras 1:1.

Ndeshja u zhvillua të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Megjithatë, fusha në ‘18 Qershori’ nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme pas reshjeve të fundit të shiut.

Senad Jaroviq e kaloi në epërsi Gjilanin në minutën e 62-të. Por ishte braziliani Vitor Hugo që në minutën e 96-të i barazoi shifrat në 1:1 dhe ia siguroi një pikë shumë të rëndësishme vendësve.

Për Dukagjinin ishte barazimi i gjashtë këtë edicion, krahas tetë fitoreve dhe gjashtë humbjeve.

Ndërsa Gjilani ka shtatë fitore, gjashtë barazime dh shtatë humbje.

 

 


Jaroviq kalon Gjilanin në epërsi

Senad Jaroviq e ka kaluar Gjilanin në epërsi ndaj Dukagjinit.

Jaroviq për 1:0 shënoi në minutën e 62-të.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës.


Mbyllet pa gola pjesa e parë në Klinë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit. Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja është duku u zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Megjithatë, fusha në ‘18 Qershori’ nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme pas reshjeve të fundit të shiut.

Gola nuk u shënuan në pjesën e parë as në ndeshjen ndërmjet Prishtinës së Re dhe Ferizajt. Kjo ndeshje po luhet në kampion nacional të FFK-së në Hajvali.