Turqia e ka siguruar paraqitjen në finale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026. Turqia të enjten mbrëma mposhti Rumaninë me rezultat minimal, 1:0.
Ndeshja gjysmëfinale e plejofit kualifikues për Botërorin e këtij viti ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë u zhvillua në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores 1:0 për Turqinë e shënoi, Ferdi Kadioglu në minutën e 53-të.
Nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë sonte në Bratislavë, atëherë Turqia do të përballet me “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja finale e plejofit luhet më 31 mars.
Turqia në epërsi
Turqia ka kaluar në epërsi ndaj Rumanisë. Golin e epërsisë 1:0 e shënoi në minutën e 53-të, Ferdi Kadioglu.
Goli
Mbyllet pa gola pjesa e parë në Stamboll
Pjesa e parë e gjysmëfinales së plejofit të Kupës së Botës 2026 ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë, është mbyllur pa gola.
Ky ballafaqim po zhvillohet në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll. Tifozët turq kanë krijuar atmosferë të zjarrtë.
Por kjo nuk i ka ndihmuar Turqisë së mbushur me yje për të realizuar gol.