Scott McTominay e ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i muajit prill në Serie A, shkruan “Football-Italia” të enjten.
Mesfushori skocez e fitoi garën me Matias Soulen e Romës, Assane Diaon e Comos, Dan Ndoyen e Bolognas, Jacob Ondrejkas të Parmas dhe Nicolo Rovella të Lazios.
McTominay i ka shënuar pesë gola në tri ndeshje rresht në Serie A muajin e kaluar, duke e ndihmuar Napolin e Amir Rrahmanit të kryesojë në tabelë me tri pikë më shumë se Interi.
Trofeu i lojtarit më të mirë të muajit, skocezit do t’i jepet para ndeshjes Napoli – Genoa, që luhet të shtunën në orën 20:45.