Futboll

Me humbje kualifikimet e Evropianit i nis edhe Kosova U17

f

Njësoj si Kosova U19, edhe Kosova U17 e ka nisur me humbje ciklin kualifikues për në Evropianin e vitit të ardhshëm në Estoni. 

Të mërkurën gjatë ditës, Kosova U17, që udhëhiqet nga përzgjedhësi Arbnor Morina, u mposht me rezultatin 2:0 nga Republika e Irlandës. 

Ndeshjet e Grupit 6 ku përveç Kosovës e Irlandës janë edhe Austria dhe Ishujt Faroe, organizohen në Austri. 

Irlandezët realizuan nga një gol për secilën pjesë. 

Joe Byrne në minutën e 44-t dhe Ben Mahon në minutën e 61-të, i shënuan golat e fitores. 

Irlandezët në këtë ndeshje patën 23 tentime për gol, krahas tri të Kosovës U17. 

Austria dhe Irlanda i prijnë grupit me nga tri pikë, ndërsa Kosova e Ishujt Faroe janë në dy vendet e fundit. 

Austria fitoi 5:1 ndaj Ishujve Faroe. 

Në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën A avancojnë vetëm dy të parët e 14 grupeve sa janë gjithsej. 

26 ekipet e tjera do të garojnë në raundin e dytë të Ligës B. 

Të shtunën dhe të martën, Kosova U17 luan ndaj Austrisë dhe Ishujve Faroe.