Ashtu si pritej, portieri Yann Sommer është shpallur më i miri i ndeshjes mes Interit dhe Barcelonës.
Sommer i pranoi tre gola, por ndihmoi kualifikimin e Interit në finale me të paktën tri pritje vendimtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZvicerani i kishte plot shtatë pritje, ndërsa i vrapoi 6,4 kilometra, ndonëse ishte në portë. Dhe paneli i ekspertëve të UEFA-s e shpalli më të mirin e ndeshjes.
“Ai e mbajti Interin në lojë me disa pritje magjike intuitive. Ia mohoi Yamalit disa herë golin për ta ndihmuar Interin që të kalojë në finale. Intervenime vendimtare në momentet kryesore nga portieri i përfaqësueses së Zvicrës”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s për Sommerin.