Futboll

Mediumi i njohur rumun shkruan për Florent Hasanin

Florent Hasanin

Mediumi i njohur rumun “Prosport” i ka kushtuar një shkrim të gjatë Florent Hasanit, futbollistit që u largua më herët gjatë këtij viti nga Rapidi i Bukureshtit. 

Ai nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të asaj kohe te kjo skuadër, Marius Sumudica. 

Hasani më pas nënshkroi për skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit turk, Boluspor. 

Hasani gjeti menjëherë formën dhe ka shënuar tetë gola në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Tetë gola i ka edhe në këtë edicion. 

Në total, Florent Hasani ka 16 gola në 27 ndeshje për Bolusporin, ndërsa ka kontribuuar edhe me dy asistime. 

Ndërkohë, me Rapidin e Bukureshtit, Hasani kishte vetëm një gol në 31 paraqitje në elitën rumune. 

Boluspori megjithatë është në vendin e 13-të me 13 pikë pas dhjetë ndeshjeve. Ka 16 gola të shënuar e 14 të pranuar. Gjysmën e golave të skuadrës e ka realizuar Hasani. Ai ka munguar në vetëm një ndeshje për shkak të suspendimit me kartonë. 

Hasani te Rapidi ishte transferuar në vitin 2023 për 300 mijë euro nga Tirana.