Mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që skuadra e Lecces e luan në fundjavë kundër Interit.
Lecce zë vendin e 17-të me 21 pikë, kurse Interi është lider me 58 pikë.
Numri dhjetë i Lecces po vazhdon rikuperimin nga një lëndim i pësuar në dhjetor në ndeshjen kundër Pisas.
Te Lecce mezi presin kthimin e Berishës. Ai është lider i mesfushës.
22-vjeçari ka realizuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 13 ndeshje.