Anis Mehmeti e ka nisur me gol sezonin e ri në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Mehmeti realizoi gol të shtunën mbrëma në fitoren e skuadrës së Bristol Cityt.
Bristol City e mposhti në udhëtim Sheffield Unitedin me rezultatin e thellë 4:1.
24-vjeçari Mehmeti realizoi për 3:1 në minutën e 46-të.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Sulmuesi shqiptar në edicionin e kaluar në 46 ndeshjet e zhvilluara realizoi 12 gola dhe kontribuoi me një asistim.
Me Kombëtaren e Shqipërisë, Mehmeti ka zhvilluar tri ndeshje.
New season, same Anis Mehmeti. ⚽️😮💨 pic.twitter.com/QR6ld4IeXb