Futboll

Mehmeti sërish vendimtar në fitoren e Bristol Cityt

Anis Mehmeti

Anis Mehmeti ka qenë sërish vendimtar për Bristol Cityn në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Sulmuesi 24-vjeçar i krahut e realizoi golin për 1:0 në fitoren e Bristol Cityt 2:1, në udhëtim te West Bromwich Albion të premten mbrëma.

Ky ballafaqim i takoi xhiros së 23-të të “Championshipit” anglez, ndërsa Mehmeti realizoi në minutën e katërt.

Ai luajti deri në minutën e 65-të, ndërsa tani në kampionat i ka shtatë gola e gjashtë asistime.

Bristol City është i gjashti me 36-të pikë.