Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mehmeti shënon golin e parë me Ipswich Townin

Anis Mehmeti

Anis Mehmeti e ka shënuar golin e parë me fanellën e Ipswich Townit.

Sulmuesi shqiptar shënoi gol në disfatën që e pësoi Ipswichi të shtunën 5:3 në udhëtim nga skuadra Wrexham. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 33-të të kategorisë së dytë të futbollit anglez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mehemti i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 20-të. Ai luajti deri në minutën e 70-të.

25-vjeçari Mehmeti iu bashkua Ipswichit më 23 janar nga Bristol City për tre milionë euro. Me Ipswichin nënshkroi kontratë trevjeçare.

Mehmeti xhiron e kaluar bëri asistim për Ipswichin në fitoren 2:1 ndaj Derbyt.

Ndërsa Mehmeti në pjesën e parë të edicionit me Bristol Cityn shënoi tetë gola dhe bëri gjashtë asistime.