Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mesfushori i Barcelonës i mungon Spanjës në Kupën e Botës

Fermin Lopez

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, do t’i mungojë Përfaqësueses së Spanjës në Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lopez u lëndua gjatë fitores të së dielës mbrëma ndaj Real Betisit. Barça, që tashme është kampione e Spanjës, e mposhti Betisin me rezultatin 3:1 në kuadër të xhiros së parafundit të La Ligas. “MundoDeportivo” ka shkruar të hënën se Lopez ka një frakturë në gishtin e këmbës. Lopez të martën pritet t’i nënshtrohet operimit.

Për shkak të lëndimit, Lopez nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Spanjës në Botëror.

Spanjolli Lopez është prej mesfushorëve më të rëndësishëm të skuadrës së Barçës. 23-vjeçari këtë edicion në 48 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 17 asistime.