Lionel Messi është pronar i një klubi të kategorisë së pestë të futbollit në Spanjë.
Superylli argjentinas e ka blerë UE Cornellan, që është klub me bazë në Barcelonë.
Messi ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij gjatë dy dekadave te Barcelona, ku i fitoi shumë trofe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTetë herë fituesi i “Topit të Artë” u largua nga skuadra ku u rrit në vitin 2021.
Cornella është klub modest, ndërsa njoftoi për këtë lajm të enjten.
“Arritja e Leo Messit shënon nisjen e një kaptine të re në histori të klubit”, ka shkruar ky ekip në komunikatë.
“Projekti është me vizion afatgjatë dhe plan strategjik, ku përfshihen ambicia, qëndrueshmëria dhe lidhja e fortë me rrënjët lokale”.
Cornella u themelua në vitin 1951 dhe ka nxjerrë lojtarë si David Raya e Jordi Alba.
Në moshën 38-vjeçare, Messi synon tjetër Kupë të Botës në Amerikën e Jugut.
Argjentina është fituese në fuqi e Botërorit.