Argjentina është gjysmëfinalistja e parë e Copa America. Në Texas, në praninë e 69 mijë shikuesve, Argjentina fitoi me penallti ndaj Ekuadorit. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1:1. Kështu fituesi u caktua me penallti.
Lisandro Martinez kaloi në epërsi argjentinasit në minutën e 35-të. Kevin Rodriguez barazoi rezultatin në minutën e 92-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuperylli Lionel Messi gjuajti penalltinë e parë. Ai provoi me “panenka”, por topi qëlloi traversën.
“Isha i mërzitur, por në të njëjtën kohë edhe i sigurt”, ka thënë Messi.
Ai kishte besim në portierin Emiliano Martinez. Dhe Martinezi ndali gjuajtjet e Angel Menas dhe Alan Mindas dhe kështu Argjentina avancoi në gjysmëfinale të Copa America me fitore 4:2 në penallti.
“E kemi ditur se çka mund të bëj Dibu, që ai vërtetë shfaqet në këto momente. Ai vërtetë i shijon këto momente”, ka thënë Messi për portierin Martinez.