Lionel Messi mbetet lojtari më paguar në ligën MLS të SHBA-së në futboll. Paga bazë vjetore e superyllit argjentinas është 21,3 milionë euro. Messi merr dyfish më shumë se lojtari i dytë më i paguar.
Shifrat janë publikuar nga shoqata e lojtarëve të MLS-së, ndërsa paraqesin gjendjen pasi 39-vjeçari Messi nënshkroi kontratën e re me Inter Miamin në tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPaga bazë e argjentinasit është dyfishuar, ndërsa në përgjithësi marrëveshja vlen 24,1 milionë euro në kompensim të garantuar.
Son Heung-min i LAFC është i dyti më i paguari me pagë bazë prej 8,88 milionë euro dhe 9,6 milionë euro të garantuara.
Ish-sulmuesi i Tottenhamit fiton pak më shumë se Rodrigo Paul i Inter Miamit dhe Hirving Lozano i San Diegos.
Pagat nuk përfshijnë të ardhurat nga marrëveshjet e reklamave e as opsionin e Messit për të blerë një aksion në Inter Miami, klubi ku bashkëpronar është David Beckham.