Futboll

Messi me Miamin avancojnë në fazën nokaut

Lionel Messi

Lionel Messi me Inter Miamin kanë avancuar në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube.

Miami barazoi 2:2 me Palmeirasin në kuadër të xhiros së tretë të Grupit A. Në fazën nokaut ka avancuar edhe Palmeirasi. Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Palmeirasi e zë vendin e parë me pesë pikë. Pesë pikë i ka edhe Miami një pozitë më poshtë.

Tadeo Allende e kaloi në epërsi Miamin në minutën e 16-të. Luis Suarez realizoi për 2:0 në minutën e 65-të.

Paulinho e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 80-të. Shtatë minuta më pas, Mauricio i barazoi shifrat.

Miami në një të tetën e finales do të përballet me Paris Saint-Germainin. Palmeirasi do të ballafaqohet me Botafogon.