Lionel Messi shkëlqeu në fitoren 4-0 të Inter Miamit ndaj New York, duke siguruar kualifikimin në plejof të MLS.
Argjentinasi shënoi dy gola e dha një asist, duke arritur kuotën prej 24 golash në 23 ndeshje dhe duke kryesuar listën e golashënuesve. Luis Suarez realizoi nga penalltia, ndërsa Beltasar Rodriguez shënoi golin e parë pas një kombinimi me Messin e Sergio Busquetsin.
Goli i parë i Messit:
MESSI MAGIC IN THE BIG APPLE! 🔥 pic.twitter.com/r2U3Z4FBdJ
Goli i dytë i Messit:
Ankara Messi, Ankara Messi, Ankara Messi Ankara Messi, Ankara Messi . 🐐 pic.twitter.com/8yTgHhkPOC
Me këtë fitore, Inter Miami renditet i treti në Lindje, pesë pikë pas Philadelphias të vendit të parë, por me dy ndeshje më pak, ndërsa Messi shihet si kandidat kryesor për ta fituar Lojtarin më të Mirë të ligës amerikane.
Kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fundin e sezonit të rregullt në MLS.