Futboll

Milan – Napoli, kryendeshja në Serie A

AC Milan

Kryendeshja e xhiros së pestë në Serie A vlerësohet të jetë ajo ndërmjet Milanit dhe Napolit.

Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 20:45 në “San Siro”.

Kampioni aktual, Napoli, ka 12 pikë në vendin e parë. Ka fituar katër ndeshjet e deritashme.

Milani ka tri fitore radhazi, pa pësuar gol. Milani në xhiron e parë u mposht 2:1 nga Cremonese dhe më pas nisi serinë e fitoreve. Renditet në pozitën e tretë me nëntë pikë.

Napoli i fitoi dy ndeshjet e edicionit të kaluar ndaj Milanit.

Në total këto skuadra kanë zhvilluar 177 ndeshje. Milani ka 70 fitore, Napoli i ka 53 dhe 54 ndeshje nuk dhanë fitues.

Të shtunën, sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, me Juventusin e pret Atalantan. Kjo ndeshje luhet nga ora 18:00.

Siç kanë raportuar të premten mediumet italiane, Zhegrova mund të luajë startues për herë të parë qëkur u transferua te “Zonja e Vjetër”.

Juventusi ka dhjetë pikë në vendin e dytë. Atalanta ka dy pikë më pak dhe renditet në pozitën e pestë.