Sulmuesi meksikan, Santiago Gimenez, është futbollisti më i ri i skuadrës së Milanit.
Lajmin për transferimin e Gimenezit e ka bërë të ditur gjiganti italian të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGimenez do të jetë pjesë e “kuqezinjve” deri në verën e vitit 2029.
Te Milani do ta mbajë fanellën me numrin 7.
23-vjeçari Gimenez është transferuar te Milani nga Feyenoordi për 32 milionë euro.
Këtë edicion për Feyenoordin ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha garat.
Ka kontribuar me 16 gola dhe tri asistime.
Për Përfaqësuesen e Meksikës është paraqitur në 32 ndeshje dhe ka realizuar katër gola.
Raportohet se Milani e transferoi për 32 milionë euro.