Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani fiton me gol të Rabiotit, del në vendin e dytë

Milan

Milani ka shënuar fitore me rezultatin 1:0 ndaj Veronës, të dielën. Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të Serie A.

Milani, që ishte mysafir, fitoi me golin e realizuar nga Adrien Rabiot në minutën e 41-të. Rafael Leao ishte asistues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ardon Jashari qëndroi në stol te Milani, që u kthye te fitorja pas dy disfatave.

Me fitore, Milani renditet i dyti me 66 pikë, sa i ka edhe Napoli në vendin e tretë. Por gara për titull thuajse është mbyllur. Interi është lider me plot 78 pikë.