Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani fiton ndeshje të vështirë, ngjitet në vendin e tretë

Milani

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Massimiliano Allegri ka realizuar fitore shumë të vështirë në udhëtim te Genoa e Daniele De Rossit.

Milani në ndeshjen e xhiros së parafundit, të 37-n në Serie A të Italisë për këtë edicion, fitoi 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me fitore, Milani është ngjitur në vendin e tretë me 70 pikë, me pikë të njëjta me Romën e pozitës së katërt.

Como e Juventusi në vendin e pestë e të gjashtë i kanë nga 68 pikë.

Cristopher Nkunku në minutën e 50-të nga penalltia dhe Zachary Athekame në minutën e 81-të shënuan për 2:0 në të mirë të mysafirëve.

Johan Vasquez në minutën e 86-të shënoi për Genoan për 2:1, por kjo nuk mjaftoi për ta ndalur Milanin.

Ardon Jashari ishte titullar te “kuqezinjtë” dhe luajti deri në minutën e 85-të.

Në xhiron e fundit, Milani luan ndaj Napolit, Como në udhëtim te Cremonese, Napoli e pret Udinesen, Juventusi e luan derbin ndaj Torinos në udhëtim, kurse Roma po ashtu në udhëtim, përballet me Veronën.

Napoli e ka siguruar Ligën e Kampionëve

Aktualisht është i dyti me 73 pikë.