Milani ka shënuar një tjetër fitore në Serie A. Pas fitores ndaj Venezias 2:0, Milani të hënën mbrëma mposhti në udhëtim Genoan me rezultat 2:1.
Për ekipin kuqezi ishte fitorja e 16-të nga 35 ndeshje në elitën e futbollit italian.
Genoa avancoi e para me golin e Vitinhas në minutën e 61-të.
Më pas Milani shënoi dy gola. Rafael Leao shënoi në minutën e 76-të golin e barazimit 1:1. Një minutë më vonë, Milani kaloi në epërsi 2:1. Milani siguroi fitoren falë autogolit të Morten Frendrupit.
Milani mbetet në vendin e nëntë me 57 pikë. Genoa është në pozitën e 13-të me 39 pikë.