Futboll

Miqësore dajaku mes Betisit dhe Comos

real betis como

Një ndeshje e nisur si miqësore mes Real Betisit spanjoll dhe Comos italiane ka shpërthyer në dajak mes futbollistëve.

Incidenti ndodhi pak para fundit të pjesës së parë, në të cilin ekipi i Comos po udhëhiqte me dy gola epërsi.

Stafi teknik i të dyja ekipeve u përfshi në fushë pasi Pablo Fornals dhe Maxime Perrone shkëmbyen grushte. Gjithçka përfundoi me dy kartonë të verdhë dhe dy të kuq për lojtarët që nisën përleshjen.

Betisi u rikthye në pjesën e dytë duke barazuar, por Como fitoi në fund me Ivan Azonin.

VIDEO:

 

FOTO: