Pas shkarkimit të trajnerit Massimiliano Allegrit dhe drejtorit sportiv, Igli Tare, Luka Modriq mund ta përfundojë karrierën pas Kupës së Botës 2026 me Kroacinë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pronari i Milanit, Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimoviq, do të përpiqen ta bindin Modriqin të mbetet pjesë e klubit kuqezi edhe për një vit. Megjithatë, ai kishte marrëdhënie të ngushtë me Allegrin, i cili u shkarkua pas përfundimit të edicionit 2025/2026. Dhe, gjasat që ai të mbetet më gjatë pjesë e Milanit janë të vogla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo