Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Momente tensioni mes Viniciusit e Bellinghamit

vinicis

Pas përfundimit të ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Real Madridit që përfundoi me rezultatin 4:3 në të mirë të skuadrës gjermane dhe me eliminimin e ekipit spanjoll, kanë qarkulluar video të ndryshme. 

Prej atyre që janë bërë virale është edhe momenti i tensionit mes Vinicius Juniorit dhe Jude Bellinghamit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur po luhej minuta e 83-të dhe Vinicius kishte topin në krah, Bellingham e kërkoi topin dhe nuk e pranoi. Më pas, Bellingham është parë i pakënaqur, ndërsa Viniciusi i është kundërpërgjigjur me gjuhë të ashpër. 

“Çfarë do? Çfarë do? Mbylle gojën”, i ka thënë braziliani futbollistit anglez, shkruan “Football-Espana” të enjten.