Futboll

Mourinho e nis me fitore te Benfica

Jose Mourinho

Trajneri Jose Mourinho e ka nisur me fitore te skuadra e Benficas.

Benfica fitoi 3:0 të shtunën mbrëma ndaj skuadrës AFS. Kjo ndeshje i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit portugez.

62-vjeçari Mourinho të enjten u emërua trajner i Benficas. Portugezi e zëvendësoi Bruno Lagen i cili u shkarkua pas humbjes që e pësoi Benfica 3:2 të martën nga Qarabagu në Ligën e Kampionëve.

Mourinho së fundmi ishte trajner i Fenerbahçes, por nuk pati suksese.

Golat për Benfican ndaj skuadrës AFS i realizuan Georgiy Sudakov, Vangelis Pavlidis dhe Franjo Ivanoviq.

Benfica ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Tabelës i prin Porto me pesë pikë më shumë.