Thomas Muller e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Bayern Munchenin. Ikona gjermane, Muller, muaj më parë e paralajmëroi largimin nga Bayerni në fund të Kupës së Botës për Klube.
Dhe ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma ndaj Paris Saint-Germainit ishte e fundit për Mullerin me fanellën e Bayernit.
Bayerni u eliminua nga Botërori i Klubeve pasi u mposht në çerekfinale nga Parisi me rezultatin 2:0.
Mulleri u largua nga Bayerni pas 25 vjetëve. Mesfushori 35-vjeçar, iu bashkua akademisë së Bayernit si i ri dhe fitoi 12 tituj kampioni në Bundesligë.
Muller ka fituar gjithashtu dy tituj të Ligës së Kampionëve, gjashtë Kupa të Gjermanisë dhe dy Kupa të Botës për Klube me Bayernin.
Mulleri me Bayernin zhvilloi 756 ndeshje. Shënoi 250 gola dhe bëri 276 asistime.