Ismet Munishi nuk është më trajner i Dukagjinit.
Munishi në rrjetin e tij social ka shkruar të martën se për arsye personale ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te skuadra nga Klina.
“Rrugëtimi im te KF Dukagjini mbaron këtu, për arsye personale jap dorëheqje nga posti i trajnerit. Falënderoj qytetarët e Klinës , Presidentin Fabian Veseli , Drejtorin Korab Desku. Falënderoj stafin e trajnerëve Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina. Falënderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre”, ka shkruar Munishi.
51-vjeçari drejtimin e Dukagjinit e mori nga viti i kaluar. Ai e drejtoi Dukagjinin në 43 ndeshje. Shënoi 17 fitore, dhjetë barazime dhe 15 humbje.