Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka treguar se do të largohet nga Sassuolo në fund të edicionit.
Muriq në verën e kaluar u huazua te skuadra e Serie A nga Ipswich Towni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëveshja e huazimit përfshinte opsionin e blerjes së kartonit për 10 milionë euro.
Në mars, drejtori ekzekutiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, e vlerësoi Muriqin si një nga portierët më të mirë në Serie A dhe tha se do ta shqyrtonin seriozisht aktivizimin e opsionit të blerjes së kartonit.
Për Sassuolon, Muriq luajti 32 ndeshje si titullar. Ai u kthye si titullar në humbjen ndaj Torinos të premten e shkuar, pas tre ndeshjeve rresht në stol.
Sassuolo ka siguruar mbetjen në elitë, por 27-vjeçari thotë se do të largohet.
“Jam mirënjohës për këtë sezon, por nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm”, tha Muriq për “GianlucaDiMarzio.com”.
“Me përfundimin e huazimit mbaron edhe koha ime këtu. Ka qenë një vit pozitiv dhe jam kënaqur, por i kam bërë të ditur klubit se nuk dua të qëndroj këtu pas këtij sezoni për arsye personale”.
Muriq ka kontratë me Ipwsichin deri në fund të qershorit 2028.
Klubit që ka siguruar rikthimin në Premier League iu bashkua për 10 milionë funte në verën e vitit 2024 nga Burnley.