Futboll

Muriq me Sassuolon fitojnë me përmbysje të rezultatit

Sassuolo

Arijanet Muriq me Sassuolon të dielën kanë fituar ndaj Udineses me përmbysje të rezultatit 2:1.

Sassuolo u kthye te fitorja pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Interi.

Ndeshja ndërmjet Udineses dhe Sassuolos i takoi javës së 25-të të Serie A.

Udinese e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e shënoi mbrojtësi francez, Oumar Solet, në minutën e dhjetë.

Sassuolo shënoi dy gola brenda dy minutave në pjesën e dytë për fitoren shumë të rëndësishme.

Fillimisht Armand Lauriente në minutën e 56-të i barazoi shifrat në 1:1. Dy minuta më pas, Andrea Pinamonti, e realizoi golin e fitores. Pinamonti asistoi edhe te goli i parë.

Portieri i Kosovës, Muriq, kishte paraqitje solide ndaj Udineses.

Sassuolo dhe Udinese kanë nga 32 pikë dhe renditen në mesin e tabelës.