Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka thënë se ndihet shumë krenar me veten që kaluar me gola një legjendë si Samuel Eto’o. Futbollisti i Kosovës, me 55 gola, është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas në La Liga. Rekordin e Eto’os, Muriqi e theu të dielën me dy golat në fitoren 3:0 të Mallorcas kundër Rayo Vallecanos.
“Që kur kam mbërritur në këtë ishull të bukur, jam ndier si në shtëpi. E kam ndier këtë dhe kur fillon këtu, vëren diçka ndryshe që nga dita e parë. Dashuria ime për ishullin dhe Mallorcën ka qenë e tillë që nga fillimi. E dija që doja të isha një legjendë për këtë ekip dhe falë tifozëve, stafit të trajnerëve dhe mbështetësve, tejkalimi i një legjende si Eto’o dhe hyrja në historinë e këtij klubi të madh më bën shumë krenar për veten time. Në këto ndeshje të mbetura, dua të shkoj sa më larg që të mundem”, tha Vedat Muriqi për LaLigan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka komentuar edhe fitoren e madhe të Mallorcas.
“Është shumë e rëndësishme, ishte një ditë shumë interesante. Rivalët tanë luajtën të shtunën dhe papritmas e gjetëm veten në zonën e rënies nga kategoria. E dimë si luajmë dhe nëse do të bënim presion në shtëpi, mund të fitonim. Bëmë një punë shumë të mirë dhe jemi jashtë zonës së rënies nga kategoria”, theksoi Muriqi.
Ai po ashtu ka komentuar thirrjet e tifozëve në tribuna, të cilët bënin thirrje që ai të fitonte Topin e Artë.
“Janë të çmendur, çfarë Topi të Artë! Po përpiqem me gjithë mundin tim të shoh nëse do të dalë diçka e mirë prej saj”, komentoi Muriqi.
Muriqi foli edhe për kanalin zyrtar të Mallorcas.
“Jam shumë krenar për veten time, falë shokëve të ekipit, gruas sime, fëmijëve të mi dhe njerëzve të ishullit, sepse që nga dita e parë ndjeva diçka ndryshe dhe dua të jem një nga legjendat e këtij ekipi. Jam shumë krenar për veten time dhe nuk dua të ndalem këtu. Dua të vazhdoj, të siguroj jetëgjatësinë e ekipit dhe të krijoj shumë histori të tjera me këtë klub”, ka thënë Muriqi.
I pyetur nëse mund ta kaloj me gola yllin francez të Real Madridit, Muriqi tha se do të ishte e jashtëzakonshme.
“Jam i përqendruar në rrugën time. Nëse mund ta tejkaloj atë, perfekt, do ta shohim”, tha Muriqi.